35 fëmijë dhe 123 edukatorë të prekur nga koronavirusi

Nga fillimi i pandemisë deri më tani 35 fëmijë dhe 123 edukatorë janë infektuar nga koronavirusi, një e treat e të cuilëve është infektuar në javën e fundit. Aktualisht 482 fëmijë dhe 77 të rritur janë në izolim. Të gjithë kanë pasqyrë të mirë klinike përveç një fëmije dhe një edukatori. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se situata në kopshte është e mirë dhe nën kontrolh dhe se nuk po mendojnë për mbylljen e tyre. Kapaciteti i kopshteve është 20,718, dhe për momentin janë të regjistruar 10,700 fëmijë.