Ndërron jetë aktori kosovar Shkëlzen Rraci

Lajmi për vdekjen e aktorit Shkelzen Rraci u bë i ditur nga miku i ngushtë i tij Xhelal Haliti, shkruan lajmi.net.

Ndërsa Xhelal Haliti bëri një publikim në llogarinë e Facebook-ut duke kujtuar kohët e kaluara së bashku me të.

“Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”,  shkroi ai.

Ndërsa shoqëria e aktorit shprehin ngushëllime familjes së tij nëpërmjet publikimeve në rrjete sociale.