Sampdoria ka shënuar fitore të lehtë, ndonëse befasuese, kundër Lazios.
Lazio është mposhtur 3:0 në udhëtim kundër Sampdorias, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi i Vedat Muriqit, i cili zbriti në fushë në minutën e 59’ të takimit.
Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 32’, kur Fabio Quagliarella dërgoi topin në rrjetë.
Augello u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën e 41’, kurse rezultati final u vendos nga Damsgaard në minutën e 74’.
Kështu, Vedat Muriqi e nis me humbje aventurën e tij te skuadra romake.
Sampdoria ngritët në gjashtë pikë me këtë fitore, kurse Lazio mbetet në kuotën e katër pikëve.