E veshur në mënyrë ekstravagante, Rita shihet duke u takuar me këngëtarin e njohur natën vonë

Rita Ora është takuar natën vonë me këngëtarin e njohur.

Pritet që këngëtarja shqiptare Rita Ora së shpejti ta publikojë bashkëpunimin me Lewis Capaldin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Kështu të paktën lanë të kuptohet pasi dyshja u panë së bashku natën vonë dhe burimet thonë se ky mund të jetë bashkëpunimi i vitit.

“Kjo mund të jetë bërja e diçkaje shumë të veçantë. Sa i përket Mbretërisë së Bashkuar ata janë dy nga emrat më të mëdhenj në muzikë që po bëjnë këngë tani. Takimi ndodhi rastësisht” , tha burimi.

Kjo nuk është hera e parë që dy emrat e mëdhenj të muzikës kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, besohet se do të bëhet publike së shpejti.