Kryeministri Zoran Zaev sot u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë ditën e fundit nga “Fundjavë pa TVSH” për blerjen e prodhimeve ose shërbimeve vendore, si dhe për pajisje kompjuterike.
“Me skenimin e llogarive përmes aplikacionit TVSH-jaIMe (në afat prej 3 ditëve nga dhënia e llogarisë fiskale) do t’u kthehet tërë vlera e TVSH-së së llogaritur nga prodhimet dhe shërbimet vendore dhe nga pajisjet kompjuterike. Ta mbështesim ekonominë vendore, të blejmë prodhime vendore”, ka shënuar në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zaev.