Ilir Hasani megjithatë piu kafenë në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njofton se duke filluar nga sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR për COVID-19 dhe anasjelltas.

Nëpëmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj thotë se nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për COVID-19, njofton Klan Kosova

Zemaj mes tjerash bëri thirrje që qytetarët nga të dy vendet të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme. Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit!”

Postimi i plotë i Zemajt:

Me mikun tim, Zëvendësministrin e Shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën në Prishtinë.

Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.

Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme.

Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit!