Dua publikoi imazhe nga disa momente romantike me partnerin.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit, që prej kohës kur e konfirmuan lidhjen, shkruan lajmi.net.




Së fundi, Dua publikoi disa fotografi krah Anwarit, të cilat i realizoi disa muaj më parë.
Në ato imazhe, çifti shfaqen shumë të lumtur duke i dhuruar puthje e përqafime njëri-tjetrit dhe tregojnë edhe një herë dashurinë e madhe që kanë mes vete.
Kujtojmë se Dua Lipa para pak ditësh publikoi projektin “Levitating”, në bashkëpunim me DaBaby, kurse klipi i këngës u realizua me TikTok.
Dua Lipa së fundi është nominuar në tri kategori në eventin “MTV Europe Music Awards”. /Lajmi.net/



