`Sadna` u akuzua si bashkëpunëtore e një rrjeti droge

“Doja të vrisja veten kur u akuzova për drogë “, Sara Khan shokon me deklaratën e papritur,

Aktorët e njohur botërisht të njohur si Sadna dhe Aleku , dhe Angad Hasija,  nga seriali “Bidaai”, ishin në vëmendje të mediave së fundmi pasi emrat e tyre u përmendën si pjesë e një rrjeti droge ku ishin të përfshirë shumë personazhe të showbizit indian.

Pasi lajmi bëri bujë të madhe, të dy aktorët reaguan duke hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Së fundmi në një intervistë, Sara tregon se kur e mësoi lajmin, u shokua aq shumë sa  edhe tentoi të vriste veten.

“Pa e ditur të vërtetën e këtyre lajmeve, njerëzit filluan të më sulmonin. Më quanin përdoruese droge. Ky incident më shokoi deri në atë pikë sa desh vrara veten” u shpreh aktorja.