Trey Songz teston pozitiv me COVID-19

Trey Songz ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Artisti amerikan Trey Songz, 35-vjeçar, të hënën ndau lajmin në rrjete sociale shkruan lajmi.net.

“Këtu me një mesazh shumë të rëndësishëm për t’ju bërë të ditur se testova pozitivisht për COVID-19″, ndau ai. ”

Reperi vuri në dukje se gjyshi i tij vdiq në fillim të vitit dhe ai beson se koronavirusi ishte shkaku i vdekjes.

Ai tregoi se si më pas e ka marrë pandeminë me shumë seriozitet dhe i nxiti ndjekësit e tij të flisnin nëse vinin në kontakt të mundshëm me virusin.