Lëndohet Jordi Alba, nuk dihet koha se sa do të mungojë

Jordi Alba do t’i shtojë telashet e Ronald Koeman.

Pas barazimit ndaj Sevilla, Ronald Koeman ka marrë edhe një lajm të hidhur, kësaj radhe nga stafi mjekësor i skuadrës.

Njoftimi i faqes zyrtare të Barcelonës bën të ditur se Jordi Alba është i lënduar, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi spanjoll ka probleme muskulore.

Nuk dihet saktë se sa kohë do të marrë rikuperimi i tij. Gjithçka do të vlerësohet dita-ditës.