Elif Elmas pozitiv me koronavirus – pritet të mungojë ndaj Kosovës

Ylli i Maqedonisë Veriore, Elmas, është infektuar me Covid-19.

Një nga lojtarët më të mirë të Maqedonisë Veriore, Elif Elmas është infektuar me Covid-19, përcjell lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës italiane.

Në mesin e lojtarëve të infektuar është edhe Zielinski.

Kujtojmë se shok skuadre me dyshen është edhe Amir Rrahmani.