Kryeministri Zoran Zaev, në seancën qeveritare ku ministrat nënshkruajtën Kodin për sjellje etike, ka deklaruar se me këtë do të përmirësojnë sjelljen e bartësve të funksioneve shtetërore.
“Besimi qytetarëve është prioritet kryesor i yni. Me këto masa ndërmarrin hapa konkret që t’i përmirësojmë institucionet dhe mënyrën e sjelljes së bartësve e funksioneve shtetërore. Kodi për sjellje të mirë dhe të përgjegjshme nga të emëruarit e Qeverisë, është mënyrë e realizimit të asaj që e flasim dhe unë sinqerisht besoj se këtë do ta bëjë pikërisht kjo përbërje e Qeverisë”, tha Zaev.
Pas fjalimit, Zaev e angazhoi zëvendëskryeministrin Ljupço Nikollovski që t’i mbikëqyrë ministrat se sa do ta zbatojnë Kodin në praktikë.