Azerbajxhan: 550 ushtarë të vrarë armenë

Forcat e armatosura armene në përleshjet në Nagorno-Karabah pësuan humbje të mëdha – së paku 550 persona janë vrarë dhe plagosur, kumtoi Sputnik Azerbejxhan, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas kumtesës së Minsitrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, forcat e armatosura armene humbën 22 automjete të blinduara, 15 sisteme për mbrojtje antiraketore, 18 fluturake pa pilotë, tetë njësi artilerike dhe tre depo për municion.
– Advertisement –

Paraprakisht, ministri armen i Mbrojtjes, Rafi Hovanisian deklaroi se Baku ka humbur rreth 200 ushtarë, si dhe rreth 30 tanke dhe automjete të blinduara.

Zëdhënësi i Ministrisë armene të Mbrojtjes, Stepanian, gjithashtu kumtoi për humbjet e veta, se janë vrarë 16 persona dhe mbi 100 të plagosur, ndërsa kryetari i Republikës së papranuar Nagorno-Karabah paraqiti dhjetëra të vrarë dhe të plagosur.
– Advertisement –

Baku dhe Erevani akuzohen mes vete për fillim të konfliktit. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë kumtoi se Karabahu i ishte “nënshtruar sulmeve ajrore dhe raketore” nga Azerbajxhani. Baku pohon se forcat armene të parat hapën zjarr, ndërsa trupat e Azerbajxhanit filluan me kundër ofensivë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dhe shumë liderë botërorë iu bënë thirrje të dyja vendeve t’i ndërpresin menjëherë veprimet luftarake.