Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka pritur në takim në selinë e partisë, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.
Temë diskutimi në këtë takim ishin situata aktuale politike në Shqipëri dhe në RMV, zgjedhjet si dhe gjendja, menaxhimi me virusin Covid-19 nga ana e dy shteteve.
Takimi Sela-Reka vjen disa ditë pasi Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin qendrorë, në të cilën, delegatët dhe anëtarët e kryesisë nuk pranuan as ta hapin diskutimin rreth shkarkimit të Selës, edhe pse një gjë të tillë propozoi kreu i ASH-së.