De Bruyne: “Nuk më intereson që Man City nuk arriti të nënshkruajë me Messin”

Kevin De Bruyne ka thënë se atij nuk i intereson që Manchester City nuk arriti ta transferojë Lionel Messin nga Barcelona.

Leo kërkoi gjatë verës largimin nga Barça, destinacioni i mundshëm ishte Premierliga te skuadra e Pep Guardiolës.

Por, Barça nguli këmbë dhe ia doli ta mbajë në skuadër 33-vjeçarin edhe pse tentoi dhe e kishte seriozisht se cikli i tij ka përfunduar me Barcelonën.

“Nuk më intereson, s’më intereson. Nëse do të kishte ardhur, do të na kishte ndihmuar, sepse është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve”, tha De Bruyne.

“Por, unë kurrë nuk shikoj kah lojtarët që mund të vijnë apo çfarë do të ndodhë, e dini”.

“Ju luani me lojtarët që keni dhe mendoj që kemi ekip shumë të mirë. Do të ishte budallallëk për mua të them se çfarë do të mund të kishte ndodhur nëse një filan lojtari do të vinte. Kjo ndodh në futboll gjithmonë, supozohet se dikush do të vijë, por në fund del e kundërta”.