Xhevdet Hajredini
Naseri ra nën hijen e Grubit, ashtu si ka qenë edhe qëllimi i lojës së fëlliqur me mashtrimin perfid për kryeministrin e parë shqiptar. E shfrytëzuan dhe e hudhën si leckë, jo edhe pa fajin e tij.
Jo të mburen, por duhet të turpërohen ata të cilët vetëm tre deputetë më tepë i fituan, duke e mashtruar një numër aq të vogël të votuesëve shqiptarë, se votojnë, jo për deputetë, po për kryeministër të parë shqiptar, duke mos e fituar as edhe shumicën e deputetëve shqiptarë në kuvend, ku kurrë asqë e hapin gojën.
Një “lider” partie para ca kohe tha se shpërngulja e të rinjëve do ndalet, kur pagat këtu do të barazohen me ato në Gjermani. Nuk tregoi vetëm se kur do të ndodhë kjo.
Ligjin për Dhomat e specializuara, Kuvendi I Kosovës nuk e ka themeluar për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar, as Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr në pyetje dikë për ta mbrojtur atë. Janë themelur këto me qëllim që të vërtetohet se a ka pas apo jo raste individuale për krime lufte.
Nuk është në pyetje çiltërsia e luftës çlirmtare e popullit shqiptar.