“Kalova jetën duke i treguar botës kush janë shqiptarët” – ish-kongresisti amerikan Dioguardi prek zemrat: “Babai im më mësoi, gur-gur bëhet mur!”

Fjalë që prekin çdo shqiptar! Ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi ka rrëfyer lidhjen e tij të veçantë me shqiptarët dhe punën shumëvjeçare për çështjen shqiptare në SHBA.

“Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime duke u përpjekur t’i tregoj botës se kush jeni ju, shqiptarët”, u shpreh DioGuardi në Prishtinë.

Ai kujtoi me emocion edhe babanë e tij, nga i cili kishte mësuar shprehjen shqiptare “Gur-gur bëhet mur”. DioGuardi tregoi se i ishte përgjigjur: “Mur-mur bëhet kala.”

Ish-kongresisti ishte në Prishtinë në aktivitetin që shënoi 37-vjetorin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatë që ka lobuar prej dekadash për çështjen shqiptare dhe Kosovën.