Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 këtë mëngjes u transferua urgjentisht në Klinikën për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski”, ose ish Spitali i Qytetit në Shkup, shkruan Faktor.
Boki 13 kishte një inflamacion të rëndë të stomakut, për shkak të të cilit iu nënshtrua një operacioni.Më herët, gjatë seancave gjyqësore, Boki 13 shpesh ankohej për probleme serioze shëndetësore. Ai është i njohur për publikun pas çështjes “Reket” në të cilën u dënua me 9 vjet burg.
Ai deri më tani ka ngritur padi penale kundër të paktën 30 personave në Prokurorinë e Shkupit në lidhje me çështjet e Reket dhe Unionit Ndërkombëtar, duke pretenduar abuzim të detyrës, trajtim nga pakujdesia, mashtrim etj.