Takim i zëvendëskryeministrit Grubi me kandidatin për kryeministër të parë shqiptar nga radhët e BDI-së, Zyberi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në kabinetin e tij sot priti frontmenin apartiak të fushatës dhe idesë së Ahmeti për
barabarësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Naser Zyberi.

Në takim, siç njoftoi Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Zyberi, e uroi Grubin për emërimin e tij në detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në punë. Ai gjithashtu gjatë këtij takimi theksoi se është i hapur për bashkëpunim dhe që të gjitha njohurit e tij do t’i vë në dispozicion të së mirës, funksionalizimit të ministrisë së re dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

Ndërkohë, Grubi falënderoi për urimin dhe
përkrahjen e pa rezervë të Zyberit dhe njëherësh tha se ai është i gatshëm dhe vullnetmirë për çdo ide dhe rekomandim nga ana e tij duke e
ftuar atë të bëhet pjesë aktive e strukturimit.

Grubi gjatë këtij takimi gjithashtu tha se çdo përvojë e ofruar nga një intelektual siç është Zyberi është e mirëseardhur kur dihet se ai ishte personazhi kryesor i cili gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare
dëshmoi se barabarësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk dëmton askënd por përkundrazi ndihmon në krijimin e një demokracie të shëndosh e cila i nevojitet vendit me qëllim që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që marrëveshja e koalicionit për këtë bashkëqeverisje është faktorizim i theksuar i shqiptarëve në qeverisje gjatë këtij mandati.