Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, nëpërmjet një telegrami ka uruar pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.
Mickoski thotë se gjatë 29 viteve të fundit, shteti ka pasur tundime, ngritje dhe ulje.
“Ai brez unanimisht luftoi për shtet të pavarur, me institucionet e veta, me elan të madh për jetë më të mirë. Ndërsa sot çështja kryesore është nëse ne si gjeneratë e justifikojmë luftën e tyre. Përgjigjja në masë të madhe është JO. Për këtë na duhen ndryshime në drejtim të së mirës, ndërsa për këtë duhet punë dhe angazhim të secilit prej nesh dhe të kuptojmë se secili është krijues i fatit dhe lumturisë së vet. Nga ne varet gjithçka”.
“Për këtë duhet së bashku të luftojmë, të mos kemi qeveri të pasur dhe popull të varfër, qeveri e cila ka komoditet dhe popull i cili jeton me veresi. Të besojmë në vetvete, të besojmë në Maqedoni. Gëzuar festën atdhe, të kemi një Maqedoni evropiane. Të luftojmë për një lumturi të përbashkët”, thuhet në urimin e Mickoskit.