“Osmani dështoi ta përçajë partinë e Mustafës”, ja kush do ta zëvendësojë ish-nënkryetaren e LDK-së – ky emër do ta rrisë edhe më shumë në zgjedhjet e reja!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është larguar përfundimisht nga LDK-ja.

Ajo e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti, por se kjo do të konkretizohet më vonë.

“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka komentuar vendimin e fundit nga Vjosa Osmani.

Haziri fillimisht është shprehur se ky ka qenë një vendim i pritur nga ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Madje, analisti konsideron se kjo e fundit dështoi për ta përçarë LDK-në dhe po ashtu dështoi që ta materializoj shkarkimin e saj nga postet që i mbante në këtë parti.

“Është një vendim i pritshëm i Vjosa Osmanit pas konfrontimeve me LDK-në dhe marrja e anës nga LVV-ja, konkretisht mbështetjes që ajo i dha liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke e sulmuar LDK-në dhe duke iu bërë karshillëk vendimeve të partisë së saj. Konfirmimi nga ana e saj për largim nga LDK-ja, erdhi sigurisht pas llogarive të bëra nga vet Osmani e cila dështoi për ta përçarë LDK-në dhe po ashtu dështoi që ta materializoj shkarkimin e saj nga postet që i mbante në këtë parti, që në opinion të shtirej si viktimë”, ka thënë analisti Nexhat Haziri.

E, sa i përket asaj se sa do ta dëmtojë kjo lëvizje Lidhjen Demokratike të Kosovës, për Hazirin kjo nuk do të ndodhë, pasi që, sipas tij, tashmë kjo parti ka Avdullah Hotin, kryeministrin aktual të Kosovës i cili do të arrijë që ta mbajë besimin e qytetarëve, dhe pret që ky besim të shënojë ngritje në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk mendoj se ky largim do ta dëmtojë LDK-në, pasi kjo parti duke udhëhequr qeverinë e Kosovës, me një njëri si Avdullah Hoti si kryeministër, do të arrijë që ta mbajë besimin e qytetarëve, pse jo pres që ky besim të shënojë ngritje dhe kjo të materializohet edhe në zgjedhje, kurdo që të mbahen ato”, shprehet në fund analisti Haziri.