Krytari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se qeveria e re e ka ndryshuar Planin Urbanistik të Tetovës, me çka i kanë mundësuar biznesmenit Daka që të ndërtojë banesa.
“Edhe ditën e parë qeveria e vjetër me mandat të ri, Zaev dhe BDI e shfrytëzuan jo për të ndihmuar popullin por për të ndryshuar Planin Urbanistik të Detajuar në Tetovë, që të mund në tokën e biznesmenit kontrovers Daka të ndërtohen banesa, një biznes me vlerë rreth 200 milionë euro. Dhe ndërkohë shihni se çfarë heshtje është nga ana e pushtetit. Heshtin dhe lusin Zotin që të tejkalohet kjo temë për shkak se janë kapur në krim”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Ai tha se na presin ditë më të rënda dhe dhjetëra qytetar mund të mbeten pa punë.