Era ndryshoi drastikisht pamjen.
Era Istrefi është një prej artisteve, e cila shumë shpesh eksperimenton me dukjen, e kështu veproi edhe këtë herë.
Me anë të një postimi në Instagram, artistja bëri të ditur se ka prerë flokët shkurt dhe po ashtu edhe balluket.
Ky ndryshim po i shkonte shumë Erës, e cila dukej shumë ndryshe këtë herë dhe mori komente edhe nga fansat e saj.
Sa i përket projekteve muzikore, Era Istrefi muajt e fundit ka qenë goxha pasive me këngë të reja.