Pas dy ditëve intervistim nga prokurorët në Gjykatën Speciale në Kosovë, duke dalur nga godina e Eulex-it, kreu të BDI-së Ali Ahmeti, tha se nuk mund të jap asnjë detaj mbi atë që ka dëshmuar para prokurorëve special, për shkak se këtë nuk ia lejon ligji.
-Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të jap asnjë informacion me opinionin sepse kështu e përcakton ligji dhe dua ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, të këtij epilogu atëherë mund të flasim dhe atëherë na lejon edhe ligji,-Ali Ahmeti, lider i BDI-së./TV21