Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot theksoi se Qyteti i Shkupit, Petre Shilegov sot theksoi se Qyteti nuk ka inspektorat ndërtimor as ndërkaq ingerenca për të intervenuar lidhur me ndërtimin pa leje afër QT Mavrovasja. Obligimi ligjor, siç tha, e ka inspektorati shtetëror dhe mu ai i ndërmerr ingerencat.




“Unë thash disa herë se për fat të keq në pajtim me ingerencat Qyteti nuk ka inspektorat ndërtimor as ndërkaq ingerenca të intervenojë. Kjo është për çka biseduam edhe me kryetarët e komunave edhe me Qeverinë t’i bartet si ingerencë Qytetit, kështu që sikur të mundeshim deri më tani si Qytet i Shkupi, të kishim bazë ligjore, deri më tani do të kishim intervenuar. Dualizmi do të thotë se shteti, inspektorati shtetëror i ndërmerr ingerencat dhe mu kjo po ndodhë”, tha Shilegov në konferencë për shtyp.
Kryetari i Qytetit sqaroi se kjo duhet të jetë shembull konkret për të gjithë ata të cilët konsiderojnë se me mosrespektim të ligjit mund të përfitojnë, por është edhe shembull se po sundon shteti juridik.
“Mua më vjen keq që në përgjithësi erdhi deri tek ndërtimi i një objekti të tillë, megjithatë, ja, le të jetë edhe shembull për të gjithë njerëzit potencial të cilët mendojnë se me mosrespektim të ligjeve mund të përfitojnë, se dallueshmërinë duhet ta tregojmë mu në shembuj të këtillë të imtë dhe mendoj se qytetarët më së miri mund të binden në vendosmërinë edhe të Lidhjes Socialdemokrate edhe të Bashkimit demokratik për Integrim që përfundimisht të fillojë të sundojë shteti juridik”, tha ai.
Shilegov sot i inkurajoi autoritetet komunale të hyjnë në një luftë të padiskutueshme me ndërtimet pa leje, sepse, siç tha, duhet të ketë korrektësi me investuesit e ndërgjegjshëm të cilët paguajnë fatura dhe tatime shtetit.
“I inkurajoj autoritetet komunale të të gjitha komunave në Qytet, jo vetëm në Çair, të hyjmë në një luftë të padiskutueshme me ndërtimet pa leje sepse nuk jemi korrektë ndaj investuesve të ndërgjegjshëm. Investuesit e ndërgjegjshëm, njerëz të cilët i paguajnë faturat, tatimet, komunalet ndaj shtetit i vëmë në një pozitë jo të barabartë ndërsa ne atë si pushtet nuk guxojmë ta lejojmë”, tha Shilegov.