Fëmijët shqiptarë në Preshevë sot filluan vitin shkollor

Të dashur fëmijë, prindër dhe mësues! Ju uroj një fillim të mbarë të 1 Shtatorit, ditës së fillimit të dijes. Duke ditur që vitin shkollor që kemi lënë pas ishte një vit me sfida dhe shumë peripeti, qoftë ky vit shkollorë, ashu siç është edhe buzëqeshja e fëmijëve në ditën e tyre të shkollës. Ashtu siç dhe Albert Einstein ka thënë “Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë, njëashtu ngushtohet perimetri i errësirës që e rrethon atë”. Uroj që fëmijët tanë të zgjerojnë rrethin e diturisë së tyre sepse ata janë fidanet e së ardhmes sonë. (Sami Saliu)