Mourinho: Është dështim për PSG-në që ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve

PSG ka arritur për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve, pasi mundi 3:0 në gjysmëfinale RB Leipzig, ndërsa në finale do të takohet me Bayern Munich.

Që prej investimeve nga Katari filluar nga viti 2011, PSG është shndërruar në një nga skuadrat më të fuqishme në Evropë, si në aspektin financiar, ashtu edhe me lojtarë, por që suksesi në Ligën e Kampionëve i ka munguar.

“Mendoj se është një dështim që ata ende nuk e fituan atë në dy sezonet e mëparshme sepse për pesë apo gjashtë vite investimet kanë qenë të çmendura, lista e lojtarëve që është atje është e jashtëzakonshme”.

“Për sa sezone Thiago Silva është atje, Marquinhos është atje, dhe pastaj të gjithë djemtë e mëdhenj, Ibra, Cavani, Neymar, Mbappe”.