Janë gjetur armë dhe municion në Strugë

Dje policia në Strugë në afërsi të rrugës në mes të fshatit Kalishtë dhe Frengovë kanë gjetur armë dhe municion.

“Më 20.08.2020 në fushat në afërsi të rrugës ndërmjet fshatit Kalishta dhe fshatit Frangovo-Strugë, sipas informacionit operacional, u gjetën 138 granata dore, 41 kuti metalike me municion me kalibër 7.62 dhe 12.7 mm. 30 gjuajtës RPG, 130 mbushje të granatave, 760 copë plumba të kalibrit 20 mm. Prokuroria Themelore Publike – Strugë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë njoftuar dhe po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e çështjes”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.