Keisi është kthyer në Kanada tash e një vit dhe gjatë kësaj periudhe kontaktet me reperin i ka mbajtur vetëm në mënyrë virtuale.




Dhe kjo nuk ua ka zbehur dashurinë atyre, Stresi së fundmi me një intervistë për ‘Edicionin veror’ ka treguar se si po ju shkon lidhja.
“Ne duhemi në distancë aktualisht. Kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po bëjmë përpjekjet, po tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, kështu që shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë dhe mbajmë kontakte. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston shumë madje”, ka thënë Stresi.



