Mediumet e BDI-së në hall me Afrim Gashin!

Mesud Bajrami
Mediumet e afërta me BDI-në kanë rënë në hall me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Aq në hall, sa edhe vetë nuk po mund të vendosin se çka të spekulojnë kundër Gashit, duke dalur qesharak dhe kundërthënës. Fillimisht spekulonin se Gashi do të prishë koalicionin me Aleancën për Shqiptarët dhe do të bëhet pjesë e qeverisë. Shumë shpejtë e panë se nuk pinë ujë këto spekulime. Pastaj dolën me spekulime se ia ka dhënë nënshkrimet për mandatar kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Nuk pinë uëj as këto spekulime. Tani janë kthyer po e akuzojnë se është duke bë marrëveshje me VMRO-në.
“Speci” që po u djeg, ua ka humbur logjikën. Në mëngjes shpifin një gënjeshtër kundër liderit të Alternaitvës, në mesditë tjetër, e në mbrëmje krejtësisht tjetër.