Filipçe: Nuk ka justifikim për ata që nuk mbajnë maskë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë maska, për parandalimin e COVID-19.

Ai thotë se mjekët dhe personeli mjekësor punojnë çdo ditë me maska ​​mbrojtëse dhe pajisje shtesë mbrojtëse, por në shumë profesione të tjera punonjësit e kalojnë tërë ditën e punës me mbrojtje.

Tabelë: Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë

“Nuk është e vështirë dhe nuk ka asnjë justifikim për ata që nuk mbajnë maskë, që nuk i respektojnë masat. Unë mbaj maskë mbrojtëse sepse kujdesem për të dashurit e mi – familjen, kolegët dhe miqtë, sepse secili nga ne ka përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë përreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde është njëkohësisht të kujdesesh për të tjerët”.

Ministri Filipçe thotë se vetëm duke mbajtur maskë, duke i larë duart shpesh dhe duke mbajtur distancë fizike, mund të zvogëlojmë përhapjen e virusit.