



Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka njoftuar opinionin për thirrjen publike për një takim mes liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Në takim janë të ftuar kreu i Alternativës, Afrim Gashi, ai i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Në kumtesë thuhet se takimin do të realizohet në ditën e përvjetori të Marrëveshjes së
Ohrit, respektivisht të enjten.
Edhe pse ka qenë e paparamendueshme deri tani, Ahmeti në këtë takim nuk e ka ftuar kryetarin e RDK-së, Vesel Memedi, për të cilin deri tani kishte respekt të veçantë.
Kurse liderët e partive tjera shqiptare kanë paralajmëruar se do t’i përgjigjen sot pasdite ftesës së kreut të BDI-së.
Nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për Lajm thanë se fillimisht do të kenë takim koordinues dhe do të kumtojnë qëndrimin e tyre të përbashkët.
Edhe nga Lëvizja BESA, thonë se vendimin do ta marrin në orët e pas ditës, pas mbledhjes së organeve të partisë. Qëndrim duhet të marrin edhe në PDSH.