Zaev për tryezën shqiptare: Është trysni ndaj meje për kryeministrin e BDI-së

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tryezën e partive shqiptare. Thotë se e sheh si trysni ndaj koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI. “Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev. Zaevi u pyet edhe për atë se sa kjo tryezë do ta ndikojë formimin e Qeverisë nga ana e tij, ai me përgjigje: “Kurse për pyetjen e dytë, është shumë herët të jap çfarëdo komenti”. Përndryshe, Ahmeti për të premten ka ftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Siç thuhet në ftesën publike, tryeza vjen pas zgjedhjeve të 15-korrikut kur BDI doli me kandidatin për kryeministër shqiptar, që është Naser Zyberi./TV21