Regjistrohen 1.695 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dje në Francë, më së shumti nga 30 maji, kur ky numër ishte 1.828, bëri të ditur sot Ministria franceze e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin tani është 194.029. Ministria në kumtesë thekson se numri i pacientëve në trajtim intensiv sot është ulur për katër, pasi kishte rritje dy ditë me radhë.
Tani ka 384 persona në repartet për trajtim intensiv në spitalet në Francë./MIA