Gjatë sezonës së verës, artistët mobilizohen të sjellin shumë projekte të reja muzikore.
Këtë sezon, ani pse ata nuk janë të angazhuar sikurse viteve të tjera në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje të tjera, nuk po i lënë anash këngët.
Në mesin e artistëve që po sjellin këngë të reja këtë kohë, është edhe Gena, i cili sapo ka dhënë detajet rreth këngës së re.
Projekti i ri i tij titullohet “Trëndafili im”, ndërsa do t’ia shoqërojë edhe videoklipin, por datën nuk preferoi ta zbulojë.
“Trendafili im, së shpejti, kënga e re, video e re”, ka shkruar Gena.