Para kthimit në Tiranë, Basha bën homazhe në Prekaz (FOTO)

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka përfunduar vizitën dyditore në Kosovë duke bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

Basha edhe në Prekaz ishte i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicë, Agim Bahtiri ku bashkë vendosën lule tek varret, njofton Klan Kosova

Pas homazheve Basha ka marrë rrugën për në Tiranë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Basha u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.

Ndërsa sot ka takuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri, bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin dhe tek Memoriali i Jasharëve në Prekaz.