Seanca gjyqësore për organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” do të vazhdojë të enjten, pasi njërit nga të dyshuarit, babait të Boki-13, Mile Jovanovskit iu keqësua gjendja shëndetësore.
Në fillim u tha se seanca do të ndërpritet për 30 minuta, por për shkak se gjendja shëndetësore e Mile Jovanovskit nuk u përmirësua, gjykata solli vendim që seanca të ndërpritet dhe të vazhdojë të enjten.
Në seancë sot u thanë fjalët hyrëse dhe seanca e së enjtes do të jetë e fundit para se gjykatësit të shkojnë në pushim.