Sekretari teknik i ASH Bujar Bajrami i përgjigjet Bujar Osmanit pas deklaratës së tij se selia e BDI është OKB.
z. Bajrami i përgjigjet:
Në vazhdimësi kam kundërshtuar zëshëm dhe në mënyrë kategorike veprimet e pahijshme të subjekteve politike në të kaluarën, duke mbushur kuti, duke ndarë armatim për të përdorur forcë ndaj oponentëve, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, duke i shantazhuar, duke i blerë etj etj. Këto kanë qenë gjëra me të cilat unë kur sjam pajtuar dhe si rrjedhojë, në pamundësi për ti luftuar këto fenomene, jam larguar dhe jam distancuar nga partia që i aplikonte këto stile të veprimit në teren. Për fat të keq, kjo na ripërsëritet tani me eksponentët e BDI-së. Nuk është natyra ime që të flas të pa vërtetën, por as nuk ka forcë mbi këtë tokë që mund të ma ndaloj të flas për të vërtetën. Unë nuk flas kurrë pa mos pasur fakte dhe për këtë që e them më lartë kam fakte, jo një por disa, por për hirë të mbrojtjes së privatësisë nuk mundem të përmend emra në publik, por sektorët e veçantë partiak janë duke i pregatitur ankesat që do të dërgohen deri te organet kompetente.
Kjo nuk është kundër askujt, por është kundër hajdutëve dhe manipulatorëve. Ne duhet ta mbrojmë votën e qytetarit, që secili prej tyre të jetë i lirë (i pa ndikuar dhe i pa kërcënuar) për të shprehur vullnetin e tij për atë parti politike që ai mendon se ia mbron interesat më mirë dhe më drejtë. Këto janë vlera bazë të demokracisë dhe nëse këto nuk respektohen, atëherë nuk ja vlen të flasim mëtutje as për Evropë dhe as për kulturë e nivel të ngritur njerëzor.
Emërtimi i Reçicës si OKB, më duket PR amatoresk dhe komplet palidhje. Por duke parë injorancën e njerëzve të caktuar të BDI-së edhe nuk më habit. Unë jam i bindur që poqese do pyesnim se çka është OKB-ja, si është themeluar, si funksionon, cilat janë parimet dhe të drejtat e funksionimit të saj, garantoj që shumica prej tyre nuk do të thonin asnjë fjalë, ngaqë skanë njohuri. E pra, të thirresh në diçka për të cilën ske njohuri, ështe injorancë apo jo!. Sidoqoftë, e rëndësishme është që mos të iket nga thelbi i çështjes, ‘Krieministri’. Para se ta shpallni Reçicën OKB, duhet ta bëni Naserin Krieministër, ska arsyetime të tjera, hiç, urdhëroni bëjeni, mbështetjen tonë (si vota parlamentare) e keni.
Përfund, dua të siguroj çdo qytetar edhe ata që kanë votuar për BDI-në, që fitorja e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është fitore edhe e juaja, sepse ajo do ju bëjë edhe juve të ndjeheni krenar dhe ftyrëbardhë ngaqë është fitore që buron nga një shpirt elektorati që nuk shitet, nuk tradhëton dhe nuk manipulohet, por që e don vendin e vetë dhe të mirën kolektive, pa asnjë prapavijë politike dhe kalkulimesh partiake.