Mbaroi seanca qeveritare, miratohet protokoll i ri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut E ka mbaruar seancën dhe në kuadër të saj ka sjellë disa vendime.

Ka miratuar protokoll për organizim të ngjarjeve shtetërore, megjithatë nuk e ka publikuar të njëjtin.

Në këtë seancë qeveria gjithashtu e ka miratuar planin për realizim të programit për reforma me menaxhim me financat publike për vitin 2020.

“Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë doganore, Byronë për Furnizime Publike dhe Entin Shtetëror të Statistikave, kurse i rekomandoi Entit Shtetëror të Revizionit t’i realizojnë aktivitetet nga Plani për realizim të Programit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë seancë Qeveria gjithashtu e ka miratuar informacionin për qasjen e Maqedonisë së Veriut ndaj programit kornizë evropian për hulumtim dhe inovacion “Horizont Evropa” (2021-2027) për çfarë e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përgatisë dhe dorëzojë letër deri në fund të gushtit për të shprehur interes për pjesëmarrje.

Janë miratuar edhe informacionet për përparim të Maqedonisë së Veriut në pjesën e “Përgatitjes Civile” të procesit të NATO-s./TV21