Projektet në komunën e Likovës po realizohen shumë ngadalë, kryetari i zënë me “politika të mëdha”

Dy projektet kryesore në komunën e Likovës, ujësjellësi dhe rruga Likovë-Mateç po realizohen me tempo tejet të ngadalësuar.

Rruga Likovë-Mateç është vetëm 4 kilometra, por ndërtimi i saj po zgjat dy vite e tepër, ankohen banorët e fshatrave.
Rruga kalon edhe në fshatin Hotël. Disa pjesë që janë lëshuar më herët në përdorim, kanë filluar të amortizohen, deri sa pjesë tjera të rrugës ende

“Kjo nuk ndodh te maqedont. Me ndodh te maqedont, çohen në protesta. Ktu te na po punojn qysh po mujn. Vjen dimri thojn ka me përfundu verës, vjen vera thojn ka me përfundu në vjeshtë. Thuj se 400 killometra jan tu i ndreç, e jo veç katër kilometra”, thotë një banor i revoltuar nga Mateçi.

:ka është më e keqja, sipas banorëve, apak nuk ka filluar ndërtimi i rrugës Mateç-Ropalcë, që është rruga më e keqe në tërë Maqedoninë e Veriut, që lidh dy fshatra të mëdha.

Edhe më e rëndë është situata me ujjësjellësin. Në këtë komunë gjenden dy akumulime që furnizojnë mbarë Kumanovën e më gjerë, por vetë nuk ka rrjet të ujësjellësit për ujë të pijshëm.

Banorët thonë se kryetari i komunës Erkan Arifi këtytre ditëve më tepër është vërejtur në aktivitete politike, se sa që është angazhuar për realizimin e këtyre projekteve jetike të kësaj komune që ka mbi 30 mijë banorë, por posedon infrastrukturën më të pazhvilluar.

“Kryetari ka punë ma transishme, po miret me politikë të madhe. Nuk i ka hije mu përzi veç me ni parti, aj asht kryetar i krejt qytetarve”, thonë banorët.

Arifi e krijoi një përshtypje të mirë te popullata si fytyrë e re kur u zgjodh kryetar komune, por me vonesën e madhe të projekteve kryesore, dita ditës po humb besimin te qytetarët.