Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së

Bekim Qoku, koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, dhe deputetja Mimoza Musa u takuan me eurodeputetë në kuadër të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut.

Në takim u diskutuan reformat, integrimi evropian dhe bashkëpunimi me Parlamentin Evropian.

Qoku tha se faktori politik shqiptar mund të luajë rol ndërmjetësues në tejkalimin e ngërçit me Bullgarinë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane dhe kanë qasje miqësore ndaj popullit bullgar.