“Kovid-19” në Kumanovë, rastet e reja nga vatrat e vjetra

Kulmi i pandemisë në pikë të verës ndjehet edhe në Kumanovë. Por, qytetarët në këtë vapë nuk ngurojnë të bartin maska. Frika nga infektimi ka bërë që shumica e qytetarëve të ruajnë distancën.

“Patjetër që duhet të bartim maska 100%, madje edhe doreza. Ky me të vërtetë është i rrezikshëm. Kjo nuk është as lojë e as shaka, sëmundja është mes nesh dhe shohim raste vdekjeje që i njohim”.

“Nuk e di vështirë me këtë virus, nuk mundemi të mbrohemi më, por të jemi shëndosh e mirë. Shpresoj të mos na prek ky virus”.

“Është e lehtë që të mbrohemi kush dëshiron mund të ruhet shumë me kujdes duke bartur maska dhe të mbajnë distancën deri në 2 metra”.

Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se shumica e rasteve janë kontakte nga kllasterët paraprak, por rritja konstante e të diagnostikuarve pozitiv nuk ka ulur ritmin as gjatë rritjes së temperaturave.

Deri më tani nuk kemi pasur të dhëna të tilla, respektivisht nuk ka ulje të numrit të pacientëve që janë pozitiv me korona virusin e ri dhe të sëmurëve që janë nëpër spitale – deklaroi Arif Latifi, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë.

Aktualisht në Kumanovë ka 854 të infektuar, prej të cilëve 186 raste aktive. Në këtë rajon 44 pacientë e kanë humbur betejën me CoVid-19, ndërsa 624 të tjerë janë shëruar.