Edhe pse po shkoni në opozitë mos u mërzitni, boll jeni kënaqë 18 vite, mjaft ishte!

Neve po na qeshet, hajr ishalla… S’di qysh e spjegon psikologjia, por që popullatës po i kënaqet zemra që po shkoni në opozitë, po i kënaqet.
Populli e di se UÇK nuk po shkon në opozitë, por po shkojnë profiterat, prandaj nuk mërzitet hiç, hiç, ama hiç për juve.
UÇK, janë heronjtë dhe dëshmorët e saj të rënë.
UÇK, janë varret!
UÇK janë varfanjakët, të harruarit dhe të shtypurit.

Ju jeni materialistë për të qenë idealistë.
Ju jeni milionerë. I keni vjedh shqiptarët qe 20-të vjet në emër të luftës që e kanë bë njerëzit që sot s’kanë bukë m’u ngi, i keni shtypur e i keni shkatërrruar, ua keni marrë e ua keni vjedh edhe luftën.

Kush jeni Ju?

Të vegjël jeni Ju për UÇK-në.

UÇK ishte krejt populli, e ju jeni një grup shokësh që e vodhët fondin e luftës me ‘ble lirinë’, e pas lirisë m’i ble gjykatat, policët, prokurorët, estradën, gazetat, televizionet. Tokat e shqiptarëve u çliruan me gjak për t’u privatizuar nga ju me 50 centë, për me maru ju ndërtesa, me ble kerre t’sapo dala nga ‘furra’ e me shku me femra…e me ble villa e banesa nëpër Dubai.

Ne ju kemi ‘kuptu’ juve qe 20 vjet që na keni shkatërru rininë, duhet të na kuptoni tash edhe ju neve që po gëzohemi me fundin tuaj.

Ju bile jeni kënaq në jetë: pare, pushtet, seks, drogë, alltia, fyella e çiftelia.

E ne, çka kemi me tregu ne n’atë dynja!

P.S. Keep smiling. Jeta ta kthen n’kungull t’kresë. (Hikmete Berisha)