Ja si duket Klinika e Tetovës deri sa e drejton kandidati i BDI-së për deputet!

Këto janë fotografi nga Klinika e Tetovës, të bëra deri sa e drejton kandidati i BDI-së për deputet, Florin Besimi. Këto fotografi, për fat të keq tregojnë një gjendje të mjerueshme që duhet të perkujdeset për Shëndetin e qindra mijëra qytetarëve. Po të lejohen gazetarët të futen brenda, jam i sigurt se do të gjejnë pamje edhe shumë më të tmerrshme se këto. Për këtë stil të menaxhimit të institucioneve na e kërkon votën BDI-ja. Vetëm pse është vëllau i Fatmir Besimit e kanë nxjerrë në listë afër Ali Ahmetit. A nuk është ky nepotizëm klasik? A nuk ka Tetova profesionistë tjerë që nuk mund ta udhëheqin Klinikën më mirë? Apo patjetër duhet të jesh vëlla me shefin e Shtabit zgjedhor (Fatmir Besimin) që të bëhesh deputet. Na keni ardhur te hunda më me këtë përbuzje që po na bëni. Mjaft më, kjo politikë nënçmuese duhet të ketë një fund. (Xhelal Ameti)