Lumenjtë që nuk rrjedhin

Rajoni i Ballkanit është një strehë lumenjsh e liqenesh të pastra e të egra. Por gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të planeve të ndërtimit të mijëra hidrocentraleve”.

Teksa pjesa më e madhe e planeve ende nuk janë realizuar, shumica e hidrocentraleve të ndërtuara janë mbështetur nga paratë publike Evropiane, nëpërmjet bankave si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve që kryeson.

Qindra miliona euro të parave publike janë hedhur në infrastrukturën e hidrocentraleve në rajon.

Harta e Shqiperise

Në dy dekadat e fundit Ballkani ka përjetuar një valë projektesh hidrocentrale. Shqipëria ka qenë më aktivja në këtë drejtim, duke dhënë 183 koncesione për jo më pak se 524 hidrocentrale që nga viti 2002.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, qeveria shqiptare ka aprovuar ndërtimin e 338 hidrocentraleve midis 2002 dhe 2017.

Dhe si vendi vazhdon të zgjerojë besimin e tij në hidrocentral, ambientalistët po akuzojnë qeverinë për vlerësimin e fitimit nga mbrojtja, ndërsa i bëjnë thirrje Shqipërisë të diversifikojë burimet e saj të energjisë.

Sipas një studimi të botuar nga PNUD në shkurt 2018, ndërtimi i HEC-ve të vogla është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga autoritetet shqiptare. Sot në Shqipëri, lumenjtë rrezikojnë të vdesin për shkak të ndërtimit të pakontrolluar të HEC-eve.

Një listë me lumenjtë më të mëdhenj dhe të rrezikuar të vendit, pjesa më e konsiderueshme e të cilëve janë pre e barbarisë së nxjerrjes së inerteve që nga vitet ’90.

Drini i Zi mbetet problematik me erozionin e terracës së shtratit dhe të tokës bujqësore. Gjithashtu ka probleme me grumbullimin e inerteve dhe përmbytje në zonën e Gjoricës.

Lumi Drin

Lumi i Drinit, Gjadrit dhe Kirit përveç erozionit kryesisht shqetësues në Beltojë, shfaqet problematik me ndotjen inerte dhe urbane në shtratin e tij, ujëra me ndotje bakterologjike, ndotje estetike dhe dëmtim të bimësisë.

Lumi i Matit është mbase lumi më i shfrytëzuar për inerte që nga vitet ’90. Raporti evidenton se: ka një ulje të konsiderueshme të shtratit për shkak të erozionit fundor dhe shfrytëzimit të tejskajshëm të inerteve në të gjithë gjatësinë e lumit.

Lumi Fan

Ndërtimi i HEC-ve mbi lumin Fan ndërpret furnizimin e shtratit me inerte lumore duke hequr mundësinë e rigjenerimit sado minimal të shtratit.

Vetëm për periudhën 2007-2015 në shtrat të lumit, në segmentin Luxhë-Ura e Zogut, mungojnë rreth 6 milion m3 inerte”, thekson në mënyrë alarmante raporti.

Edhe në rastet kur përpiqet të përmirësohet situata, veprohet krejtësisht gabim. Rigjenerim në dukje i shtratit në disa sektorë të Fanit poshtë Luxhës, i cili është bërë për shkak të stokimit të inerteve malore të hedhura në shtrat nga hapja e galerive për ndërtimin e HEC-eve, pra nga një material krejt i panatyrshëm për karakteristikat dhe parametrat natyrorë të shtratit.

Lumi i Ishmit rezulton me një ndotje të fuqishme të shtratit, terracës, rrjedhës dhe vijës së bregut.

Rezulton gjithashtu problematike kënetëzimi i shtratit të tij në zona të caktuara. Ndërkohë lumenjtë e Vjosës, Osumit, Devollit, Semanit kanë problem me ndotjet inerte dhe urbane dhe ndotje bakterologjike.

Lumi I Vjosës .Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Por për sa kohë? Vjosa është e butë dhe e ngathët. Me ujëra me ngjyrë blu kobalt, që pastaj shkrihen vende vende me jeshilen e smeraldë dhe ngjyrat e tokës, Vjosa rrjedh diku e qetë e diku e ‘stuhishme’.

Ajo gjarpëron për më shumë se 270 kilometra në rrugën e saj nëpër shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindus të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Lumi i Vjoses

Lumi Valbonës është një nga lumenjtë më të pastër në Shqipëri. Ujërat e tij rrjedhin nga maja më e lartë e Alpeve Shqiptare, duke përshkuar Luginën e Valbonës, për t’u bashkuar me rrjedhën e saj me ujin e lumit Drin në digën e Liqenit të Komanit.

Lume ne Shqiperi

Lumi Selca Përmbytja e pronave të fshatarëve në Velçan, aty ku kultivohet lulja e shafranit, duke se ka qënë e pashmangshme, pas ndërtimit të një hidrocentrali.

Banorët e këtij fshati në qarkun Korçë, kanë protestuar më herët kundër ndërtimit të digës në lumin Selca, por pa sukses. Pjesa dërrmuese e fshatarëve, shprehen se uji i bllokuar nga ndërtimi i digës, përmbyti tokat dhe të mbjellat e tyre.

Në afërsi të këtij fshati mbillet  shafrani- një lule e rrallë, ndër më aromatiket dhe më të shtrenjtat në tregun evropian, e cila kushton 2-4 mijë lekë kilogrami.

Pamje nga Sateliti

Lumi i Holtës- Një nga perlat dhe bukuritë natyrore në zonën e Gramshit është dhe lumi Holta me kanionet e tij të mrekullueshëm, që e nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan, deri në fshatin Kabash, me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lart deri në 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m.

Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike, që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive.

Veç lumit me kanionet befasuese të tij, në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë panje, bredhi, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.

Kanionet e Osumit

Banorë dhe aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile, ambjentalistë gjithnjë kanë ngritur zërin e tyre dhe  shprehen të vendosur për të vazhduar luftën e për të mos lejuar shkatërrimin e lumenjve të egër dhe atyrë të cilët ndodhen në afërsi të fshatrave apo qyteteve.

Ata kanë kërkuar gjithnjë ndalimin dhe pezullimin e ndërtimeve të hidrocentraleve. Ambjentalisti dhe drejtuesi iportalit Mjedisi.al Lavdosh Ferruni  tregon sesi është gjëndja aktuale e hec-eve në Shqipëri dhe na liston disa prej lumenjve më të rrezikuar.

Energjia dhe sidomos prodhimi i saj nga uji është sektori që po zhvillohet vrullshëm vitet e fundit.

Përveç 140 HEC-ve të vogla të ndërtuara nga privat që tashmë janë në proces prodhimi është dhënë leja dhe po ndërtohen edhe 10 HEC private me kapacitete më të mëdha se 2 MË. Ambjentalistët gjithnjë kanë qënë në krah të banorëvë dhe qytetarëvë.

Që nga viti 2002 deri më sot, janë nënshkruar 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524 HEC-eve. Nga këto kontrata, 117 janë përfunduar tashmë, 43 të tjera janë në ndërtim e sipër dhe 364 janë në fazën fillestare të zbatimit në terren.

Tabela e konçesioneve nga 2002 deri në më sot.

Kontrata të përfundura HEC-e               117 copë
Kontrata në ndërtim e sipër HEC-e               43  copë
Kontrata në zbatim fillestar HEC-e               364 copë
TOTALI I KONTRATAVE HEC-e               524 copë                                             

Rëndësia e rrjeteve sociale në fushatat pro-mjedis

Media sociale ka filluar të përdoret masivisht nga përdoruesit për shkak të lehtësirave që ofron, mënyrës së lidhjes dhe ndërveprimit me të tjerët, shpërndarjes sa më shpejtë të informacionit pavarësisht distancës etj.

Edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe ambjentalistët I kanë përdorur rrjetet sociale për fushatat e tyre në mbrojtje të lumenjve dhe jo vetëm psh: “#Mos ma prek Valbonën” ’”Stop Hec-eve”…

Përmbytje pronashshkatërrim i pashmangshëm lumenjsh, shpenzime marramendëse dhe dëme në mjedis, të gjitha këto,për vetëm pak energji.

Ambienti është ai në të cilin njeriu zhvillon veprimtarinë e tij jetësore dhe pa të, ai nuk do të mund të ekzistonte. Duke u fokusuar tek mënyra se si të fitojë më shumë para, njeriu po e anashkalon kujdesin ndaj ekuilibrave natyrorë.

Me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve. Dëmtimi i florës dhe faunës, njëkohësisht sjell përkeqësimin e gjëndjes së mjedisit dhe cilësisë së jetës.

Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e tij. Në Shqipëri rastet e ndotjes së mjedisit janë të pafundme. Është koha të reagojmë për mbrojtjen e tij. Dhe koha është tani!