Apel prekës: Vëllezër në Maqedoni mos u përçani, votoni koalicionin ASH-AAA!

Dritan Demiraj është ushtaraku më i dekoruar shqiptar nga ushtria amerikane. Ai gjithmonë ka qenë afër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, në periudhat e vështira që kanë kaluar, e që për fat nuk kanë qenë të pakta. Koloneli Demiraj, që gjatë një kohe ushtroi edhe detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, ka ngritur zërin në përkrahje të vëllezërve tanë në Maqedoni edhe në kohën kur përfaqësuesit e tyre në Qeveri kanë heshtur. Kështu ndodhi edhe në kohën kur Gordana Jankullovska, ministre e brendshme dhe antishqiptare e përbetuar ofendoi komandantin legjendar Adem Jashari.
Demiraj asokohe dha mesazhin e fortë duke ia kujtuar Jankullovskës se shqiptarët janë populli më proamerikan në Ballkan që nuk frikohen nga “zagarët” e Putinit e Lavrovit.

Kolonel Demiraj është afër vëllezërve shqiptar në Maqedoni edhe tani kur po afrohen zgjedhjet historike në këtë vend. Ai ka bë një apel të ri për ta, që të mos përçajnë votën e tyre, port ë përkrahin koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

“Partite maqedonase ia kane dale gjithmone qe ti perçajne Shqiptaret gjate zgjedhjeve te zhvilluara 30 vitet e fundit. Kjo ka ndodhur per arsye se drejtuesit e partive Shqiptare jane shfrytezuar padrejtesisht nga kryeministrat maqedonas.
Mendoj se ka ardhur momenti i duhur qe te gjithe se bashku te zgjidhni alternativen me te mire kombetare dhe sociale.
Si shqiptar, si ish ushtarak i larte dhe si perfaqesues i diaspores Shqipare ne Amerike, duke njohur nga afer z. Zijadin Sela ju bej apel qe ta mbeshtesim sa me shume ne keto zgjedhje, pasi populli im në Maqedoninë e Veriut meriton të jetojë në barazi e mirëqënie me te larte sesa sot!
Beteja politike është rruga më e vështirë sepse siç ka thene edhe kryeministri i Britanise se Madhe z.Ëinston Churchil:
“Në luftë mund të vritesh një herë, ndërsa në politikë mund te vritesh disa herë!”.
Prandaj kam vendosur të jem krah teje z.Zijadin Sela, sepse për popullin tonë ky eshte momenti me i rendesishem”, ka thënë mes tjerash në apelin e tij prekës colonel Demiraj, komando më i fuqishëm shqiptar.
Ekipi ynë që këtyre ditëve ka udhëtuar në Maqedoni për të përcjellur zgjedhjet, po vëren një pritje të mirë te bashkëkombasit tanë të apelit të kolonelit Demiraj. Vërehet një eufori e vërtetë dhe gatishmëri për të bë ndryshime që u kanë munguar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut tani një kohë të gjatë.