Gjithsej 240 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Bullgari në 24 orët e fundit dhe ky është numër rekord, lajmëruan mediat bullgare.
Numri më të madh të të infektuarve ka sërish në Sofje – 71. Vijojnë Pllovdivi dhe Bllagoevgradi, me 21 dhe 17 të infektuar.
Edhe pse persona kanë vdekur nga Kovid-19 për 24 orë. Janë hospitalizuar 498 të infektuar prej të cilëve 29 janë në reparte intensive.
Në fillim të kësaj jave, ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev paralajmëroi se nëse numri i të infektuarve rritet në më tepër se 200 në ditë, do të merren parasysh kufizimet. Kryeministri Bojko Borisov dje paralajmëroi se masat nuk do të shtrëngohen nën kurrfarë rrethanash.