Meksikë, mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 782 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga Covid-19 në vend është rritur në 32.796. Ndërsa me 6.995 raste të reja është rritur në 275.003 numri i rasteve me Covid-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 167.795 persona të prekur me Covid-19.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me Covid-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.