Brazil, regjistrohen mbi 44 mijë raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 44.571 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.713.160 numri i rasteve me Covid-19 në vend ndërsa me 1.223 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 67.964.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 341.365 raste dhe 16.788 vdekje nga Covid-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.020.901.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të Covid-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.