Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot së bashku me partnerët e
koalicionit dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”,
ka qëndruar në lagjen “Tophane” të komunës Çair.
Gjatë ditës, Gashi së bashku me përfaqësuesit e koalicionit dhe
kandidatët për deputet, në lagjen ” Mahalla Tophane”, mori pjesë në
konak – bashkëbisedim me banorët e lagjes, ndërsa pas kësaj bashkë me
aktivistët dhe simpatizantët e koalicionit “TASH është koha”, realizuan
marshin elektoral duke përmbyllur aktivitetin ditor me tubim para
banorëve të Fushë Tophanes në Çair.
“Do të punojmë me zellë dhe vullnet për ndryshim. Qëllimi jonë është të
ndërtojmë “shtet për të gjithë” ku barazia do të jetë kryefjala e
qeverisjes sonë gjatë mandatit 4 vjeçar. Ne gjithashtu do të angazhohemi
edhe për rritje të rrogave, ku do të kërkojmë që rroga e arsimtarit të
jetë e barabartë me rrogën e deputetit. Ardhmëria dhe fitorja do të jetë
e jona. 15 korriku do të jetë fitorja e madhe për shqiptarët”, ka thënë
kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
Maqedoni Gashi në Shkup: Rrroga e arsimtarit duhet të barazohet me rrogën e...